Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pasdite në profilin e tij në Facebook publikoi se do të shkurtohet koha e pritjes për terapi rrezatimi dhe se së shpejti do të hapet repart për terapi rrezatimi në SPQ “8 Shtatori”.
Në këtë repart, siç shkruar ministri, do të punojë një mjek specialist, një fizikan dhe teknik, ndërsa trajtimi për pacientët do të koordinohet me Klinikën për Onkologji.
“Vazhdojmë me praktikën, institucioni t’ua dorëzojë terapinë tabletare pacientëve në shtëpi, siç ishte praktikë gjatë kovid-krizës. Me rastin e shënimit të 4 Shkurtit – Dita botërore për luftë kundër kancerit e vizitova Klinikën dhe realizova takim me drejtorin Nino Vasev, kryetaren e shoqatës “Borka” Biba Dodeva dhe Natasha Masllesha nga Shoqata për luftë kundër kancerit dhe leukemisë te fëmijët “Peperutka”. Para 3 viteve mundësuam qasje në 30 terapi biologjike dhe imunologjike për pacientët me sëmundje malinje. Furnizojmë ilaçe inovative për kancerin në gji, në mushkëri, si dhe sëmundje tjera malinje, me të cilat përfshihen një numër i madh i pacientëve”, citon Filipçe.
Një nga punët pozitive që nga ky vit do të fillojë të funksionojë, sipas Filipçes, është Regjistri nacional i të saposëmurëve nga sëmundjet malinje procedura e së cilës tashmë ka filluar në Klinikën pëe Onkologji.
