Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e ka shkarkuar Drejtorin ekonomik të spitalit gjinekologjik, Valon Bela. Informacionin për TV21 e konfirmoi vetë Bela, i cili thotë se vendimin e ka pranuar me shkrim. Ai nuk pranoi të komentojë vendimin e ministrit, por tha se do të presë reagim nga partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim. Gjithashtu Bela paralajmëron vazhdim të publikimit të skandaleve, që sipas tij janë bërë në Spitalin Gjinekologjik. Dje ai në Facebook publikoi dokumente përmes të cilave akuzonte Drejtoreshën e gjinekologjisë Viktoria Jovanovska për furnizime të paligjshme publike dhe se ka favorizuar kompani që kryejnë teste laboratorike./TV21
