Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka vlerësuar, se në këtë valë të pandemisë, hospitalizimi nga Covid-19 zgjat më shumë. Nëse në valën paraprake, mjekimi ndodhte pas 12 ditësh, në këtë falë, në ditën e 12 dhe 14 ndodh që të ketë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
“Për dallim nga vala paraprake, kur në ditën e 14-të të mjekimit konsiderohej se pacienti në të shumtën e rasteve është shëruar, dhe mbaronte mjekimi spitalor, tani ndodh që edhe te pacientët më të rinj në moshë, të kemi përkeqësim në ditën e 12 dhe 14. Tani ndodh që dëmtohet pasqyra klinike e mushkërive të bardha dhe gjakut, e cila shpesh ndodh që përfundon me fatalitet, edhe përskaj të gjitha aktiviteteve të mjekimit dhe terapisë”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka folur edhe për vaksinimin. Deri më tani, në dy të vaksinuar të moshuar janë paraqitur komplikime pas vaksinimit, por siç sqaroi Filipçe, kjo nuk ka ardhur si pasojë e vaksinës.
“Dy pacientë kanë pasur komplikime pas vaksinimit, në kuptimin e kolapsit e cila nuk ka të bëjë me vaksinimin. Këta, pas intervenimit të Ndihmës së Shpejtë janë normalizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Filipçe.
