Filipçe: Në vijim është renovimi i Klinikës Maksilofaciale

TË FUNDIT

Në vijim është përmirësimi i kushteve në Klinikën universitare për kirurgji, nofull dhe qafë – kirurgji maksilofaciale. Përmes donacionit  nga Ambasada e SHBA-së, në vlerë prej 350 mijë euro ku do të revonohet gjithë objekti, me sipërfaqe të tërësishme prej 1500 m2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Projekti, siç potencohet, realizohet në tre faza, sipas  rregulloreve të marrëveshjeve amerikane,  në bazë të kërkesave  të komandës për inxhinieri të flotës dhe kapaciteteve detare të SHBA-së.

Me dislokimin e pajisjes së vjetër dhe inventarit, Klinika u furnizua me 27 shtretër të ri spitalor nga Ministria e Shëndetësisë.  Gjithashtu, me mbështetje nga Ministria institucioni u furnizua me agregat  për energji elektrike. Procesi i punës në Klinikë zhvillohet  në vazhdimësi, sipas lëvizjes së aktiviteteve ndërtimore, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.