Filipçe mbështet dekriminalizimin e marihuanës

TË FUNDIT

Ministri Venko Filipç dje në emisionin debatues “360 gradë” tha se përfitimi ekonomik që do ta fitonte shteti nga eksportimi i kanabisit si dhe mjetet që vinë nga TVSH, do të destinohen për programet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për pacientët me sëmundje të rralla.

“Në pjesën të përfitimit ekonomik, në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta ndjejnë pacientët tanë. Ai program i Qeverisë përmes së cilit rregullohet se si mjetet nga tatimet do të destinohen, mes tjerash edhe të programeve të MSH-së. Kështu filluam t’i risim programet në pjesën e sëmundjeve të ralla dhe për këtë kemi përkrahje nga shoqata të pacientëve më sëmundje të rralla”, tha Filipçe.

Ai shtoi se mbështet dekriminalizmin e kanabisit për përdorim personal, por theksoi se kjo duhet të rregullohet në mënyrë të rrepte.

“Jemi të gatshëm të hapim debat të gjerë në shoqëri ku do të marrin pjesë të gjithë. Jemi të gatshëm t’i dëgjojmë idetë e organizatave qytetare, shoqatave të pacientëve dhe të shohim se cilët proceset duhet t’i ndërmarrim. Këtu MSH nuk është e vetme, por ka edhe institucione tjera si Ministria e Drejtësisë dhe MPB”, tha Filipçe./Telegrafi/