Filipçe: Laboratorët privatë t’i ulin çmimet e testimeve për Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri apel që laboratorët privatë t’i ulin çmimet e testimeve për Kovid-19.

“Në këtë krizë vlerësoj se nuk duhet të shohin përfitim. Le të dalin në ndihmë dhe t’i ulin çmimet e testimit. Të përballur me këtë presion të madh përveç kësaj rritjeje të kapaciteteve tona prej afro 400 testesh do ta ndjekim situatën edhe këtë javë dhe nëse vërtetë akoma vazhdon ky trend, jo më larg se të premten, të shtunën, atëherë definitivisht Fondi do të kontraktojë marrëveshje dhe me një pjesë të laboratorëve privatë me çmim referent, thjeshtë të rritet numri i termineve dhe të shkurtohet koha e pritjes”, tha Filipçe në emisionin “Top tema në anën tuaj” në televizionin Telma.