Ky viti 2020 ishte një vit i vështirë për të gjithë ne, por ju, heronjtë tanë – punonjësit shëndetësorë meritoni vëmendje dhe respekt të veçantë. Dhjetë muaj luftë për të shpëtuar jetën njerëzore të secilit. Dhjetë muaj pa pushim, në stres të vazhdueshëm duke u kujdesur për ne dhe familjen tuaj, miqtë, kolegët. Ju e dini më së miri se sa mbrëmje pa gjumë keni pasur, sa pacientë kanë nevojë për kujdes shëndetësor, por edhe sa thirrje për këshilla keni ndihmuar, shkroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai bëri thirrje që festimet t’i kalojmë në rrethin e njerëzve të dashur, pa u grupuar dhe duke respektuar masat.
“Me këtë, ne do të ndihmojmë stafin mjekësor që të mos kalojë festat me intensitet të shtuar të punës, por aq sa ata mund të pushojnë. Disa prej tyre do të jenë në detyrë gjatë festave, ju lutemi t’ua lehtësoni atyre. Kolegët e mi dhe heronjtë tanë – Ju faleminderit për të gjithë punën tuaj njerëzore dhe profesionalizmin! Ju faleminderit që duruat edhe pse jeni të lodhur. Ju jeni krenaria dhe forca jonë! Ju dëshiroj festa të lumtura të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve!”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
