Filipçe i përgjigjet administratës gjyqësore: Ja, vaksinat vijnë dhe do të ketë për të gjithë

TË FUNDIT

Shoqatës së administratorëve gjyqësor, i është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Thotë, se vaksinimi zhvillohet kështu, sepse aq vaksina disponojmë. Ndërkaq ka bërë të ditur, se siç do të vijnë vaksinat, ashtu edhe do të rritet numri i personave të përfshirë në procesin e imunizimit kundër virusit Covid-19.

“Në këtë drejtim, apeloj në durim dhe mirëkuptim. Ja, vijnë vaksinat dhe do të ketë për të gjithë. Sistemi, do të mund të funksionojë, kështu që shumë qytetarë do të mund të vaksinohen brenda ditës”, apeloi Filipçe.

Ka folur edhe për vaksinat të cilat mbesin si rezultat i qytetarëve të cilët refuzojnë të marrin vaksinën, edhe pse kanë termin të caktuar paraprakisht.

Mohon, se deri tani, vaksinat e ndara për këto qytetarë, janë hedhur poshtë.

“Që nga fillimi i pandemisë, asnjë vaksinë nuk është hedhur poshtë. Ajo çfarë bëjmë për momentin, është se hapen më pak sasi të vaksinave në ditë, dhe jo vetëm në sallën “Boris Trajkovski”, por edhe në pikat tjera të vaksinimit dhe kështu aplikohen vaksinat. Asnjë vaksinë nuk mbetet e pashfrytëzuar apo të hidhet poshtë”, deklaroi Filipçe./TV21