Filipçe: Heroike është lufta e punonjësve shëndetësor kundër Kovid-19, kujdesemi për të gjithë që janë të përfshirë dhe muajin tjetër do të ketë shpërblim

TË FUNDIT

Me të vërtetë është heroike lufta dhe puna që e bëni kohëve të fundit. Të përgatitet  dhe të rregullohet sistemi  për diçka  që asnjëherë se ka parashikuar dikush se do të ndodh, as nuk ka qenë i gatshëm, as nuk ka pritur,  ndërsa ju si dhe kolegët tuaj në të gjitha  institucionet tjera shëndetësore publike atë e keni bërë në një periudhë kohore jashtëzakonisht të shkurtër me ndihmë  atje ku  është më se e nevojshme, risistemim i kuadrit për ndihmë të mjekëve dhe infermiereve  të cilat punojnë në repartin infektiv dhe në repartin intern  të ridestinuar për  trajtim të pacientëve me Kovid-19 është me të vërtetë punë e madhe dhe heroike.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar.

Ai i ka uruar punonjësit shëndetësor, i falënderoi dhe  tha se  mbajnë llogari për secilin që është i përfshirë në këtë betejë.

“Me ribalancin e fundit të buxhetit u nda shumë e madhe e mjeteve e cila do të shkojë si shpërblim, i njëfishtë  në muajin e ardhshëm  për të gjithë punonjësit shëndetësor  që punojnë me kovid pacientët”, tha Filipçe, i cili gjatë vizitës  në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit ishte i shoqëruar nga  zëvendëskryeministri i parë  dhe ministër për Sitem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Artan Grubi.