Filipçe-Bertolini: Me 4 milion euro nga BE-ja sigurohet pajisje në shëndetësi

Must Read

Ujëra të zeza rrjedhin nëpër rrugë në Cërniçe, banorët druajnë nga sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/GyB6oWV6JPw Dy ditë me radhë rrjedhin ujëra të zeza nëpër rrugë, ndërsa...

Protesta në Madrid për shkak të masave të reja kufizuese

Banorët e Madridit sot protestuan për shkak të menaxhimit të autoriteteve lokale me pandeminë  dhe vendosjen e...

Tragjedi në Gjinekologjinë e Shkupit, ndërroi jetë një lehonë dhe foshnja e saj

Një nënë dhe foshnja e saj dje pasdite  vdiqën  në Klinikën për Gjinekologji. Dyzet vjeçarja K.J. nga...
- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me Nikolla Bertolinin, shef i sektorit për Programe  për mbështetje financiare pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, është biseduar për strategjinë dhjetë vjeçare për zhvillim të shëndetësisë me mbështetje të BE-së.

- Advertisement -

“E finalizojmë dokumentin strategjik – strategjinë 10-të vjeçare për zhvillim të shëndetësisë, me mbështetje të Bashkimit Evropian. Me këtë, do të mundësojmë përparim të mbrojtjes shëndetësore, investim më të madh  dhe sektor shëndetësor stabil. Në vijim është edhe finalizimi i përgatitjeve për programin IPA 3 në sektorin e shëndetësisë. Bëhet fjalë për dokument aksionar përmes të cilit  do të realizohen projektet, aktivitetet në fushat, përparimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve, shëndetësia elektronike, si dhe përmirësimi i parandalimit dhe  kontrollit të sëmundjeve joinfektuese”, theksoi Filipçe.

Me ndihmën e BE-së, shtojnë nga Ministria, realizohet projekti për përforcim të sistemit shëndetësor dhe përgjigje e shpejtë e sëmundjeve infektive  kovid-19 përmes të cilit do të sigurohet pajisje në vlerë prej rreth katër milion euro.

- Advertisement -

“Në muajt e fundit në ballafaqimin me koronavirusin, institucionet shëndetësore nga Unioni u furnizuan me 20 ventilator mekanik, 20 monitorë për kujdes intensiv, 626 sete për 31.300 teste dhe afër 40 mijë pjesë pajisje të ndryshme mjekësore, 30 mijë maska mbrojtëse për personat,  njëqind mijë maska kirurgjike, 750 mijë  doreza kirurgjike, 20 mijë syza mbrojtëse, si dhe maska oksigjeni, filtra, kateterë dhe materiale tjera të domosdoshme për nevojat e sektorit shëndetësor”, citohet në kumtesë.

Ministri Filipçe është falënderuar për mbështetjen e tërësishme  të cilën BE-ja ia jep shtetit ndër vite, veçanërisht  në muajt e fundit me ballafaqimin e pandemisë së Kovid-19./MIA

- Advertisement -

Ujëra të zeza rrjedhin nëpër rrugë në Cërniçe, banorët druajnë nga sëmundje ngjitëse

https://youtu.be/GyB6oWV6JPw Dy ditë me radhë rrjedhin ujëra të zeza nëpër rrugë, ndërsa në shtëpi nuk kanë ujë...

Protesta në Madrid për shkak të masave të reja kufizuese

Banorët e Madridit sot protestuan për shkak të menaxhimit të autoriteteve lokale me pandeminë  dhe vendosjen e masave të reja kufizuese në...

Tragjedi në Gjinekologjinë e Shkupit, ndërroi jetë një lehonë dhe foshnja e saj

Një nënë dhe foshnja e saj dje pasdite  vdiqën  në Klinikën për Gjinekologji. Dyzet vjeçarja K.J. nga lagjja Shuto Orizare, Shkup  ishte...

Kosovë, 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra...

Shahpaska: Kapaciteti i kopshteve nuk është plotësuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot bëri të ditur se lidhur me kapacitetin për akomodimin e fëmijëve në kopshte...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -