Filipçe ashpër reagon kundër VMRO-DPMNE-së, për bllokimin e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, edhe sot reagoi kundër opozitares VMRO-DPMNE pas tentimit të dytë për bllokim të ndryshimit të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, pas çka pas ndryshimit të këtij ligji qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska në ambient të hapur.

-Ky është tentim i paramenduar dhe tendecioz për pikë të ulëta politike me të cilat drejtpërdrejtë rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Filipçe shkruan se që nga fillimi i korona krizës, nga VMRO-DPMNE nuk është parë asgjë tjetër përveç se ndarje jokonstruktive, obstruksione dhe kritika kundër të gjithë atyre që po japin maksimumin që të luftojnë virusin në vend.