Filipçe: Amdi Bajram ka pasur gjendje shëndetësore komplekse

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, i cili në mëngjesin e sotëm ndërroi jetë, ka pasur gjendje shëndetësore komplekse me shumë sëmundje të tjera kronike.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë nëse vdekja ka ndonjë lidhshmëri me dasmën e mbesës së Bajramit që u mbajt në Turqi, Filipçe u përgjigj se ende nuk ka informacione më të hollësishme për këtë.

“Ai ka pasur  në të vërtetë gjendje shëndetësore komplekse me shumë sëmundje të  tjera kronike, megjithatë lidhur me këtë që sot  po ndodh në të vërtetë nuk kam informacione të tjera”, deklaroi Filipçe në Strumicë.

Lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram në mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në moshën 64 vjeç. Bajrami ka pasur probleme me zemrën, ndërsa një pjesë e mediave, lajmëruan se pas vdekjes do t’i bëhet edhe testi për Kovid. Para pak kohe, ai ka bërë dasmë për mbesën në Turqi.