Filarmonia e Maqedonisë mbajti mbrëmë një koncert të jashtëzakonshëm në Sallën e Artë të famshme “Musikverein” në Vjenë – një nga hapësirat më të njohura dhe më të vlerësuara muzikore në botë, përcjell TV21. Salla ishte e tejmbushur dhe publiku i entuziazmuar i shpërbleu muzikantët me duartrokitje në këmbë dhe kërkesë për rikthim në skenë, kumtuan nga Ministria e Kulturës.

Ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm kulturor – përmbylljen e festimeve për 80-vjetorin e themelimit të Filarmonisë së Maqedonisë dhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Maqedonisë. Programi ndërthurte muzikën tradicionale maqedonase me artin klasik evropian, përmes veprave të Gligor Smokvarskit, Bete Ilint dhe Antonin Dvorakut, si dhe pesë këngëve popullore maqedonase në orkestrime të Sonja Petrovska.




