Urime të shumta për Festën e Fitër Bajramit erdhën edhe nga figurat politike. Nëpërmjet një njoftimi, kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut Talat Xahferi tha se festat janë ditë të veçanta të cilat kanë në vete bukuri të veçantë, e inkurajojnë respektin e ndërsjellë, e zmadhojnë gëzimin dhe bukurinë e jetës, ndarjen me familjen, me të afërmit dhe me të gjithë përreth nesh, shkruan Xhaferi. Ndërkaq Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se të gjithë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, shembull për gjeneratat e ardhshme”. Besimtarët mysliman urime edhe Kryeministri Zoran Zaev dhe liderët e partive politike shqiptarë dhe maqedonase.

