FIFA hap hetim ndaj ‘Salt Bae’

TË FUNDIT

Ndoshta qëllimi i Nusret, ose sic njihet ndryshe Salt Bae ishte vetëm të nxiste njerëzit të flisnin, një strategji që ai e përdor shpesh. Dhe këtë herë duket se ia ka dalë. Zbarkimi i tij në fushën e stadiumit Lusail në Doha gjatë festës argjentinase pas finales së Kupës së Botës nuk kaloi pa u vënë re. Polemikat sociale detyruan FIFA-n të hapte një hetim të brendshëm për të kuptuar sesi kuzhinierit i famshëm turk arriti të hynte në fushë. Në fakt, Salt Bae nuk ka marrëdhënie tregtare me FIFA-n dhe mesa duket nuk është ftuar as nga presidenti Gianni Infantino.

Sipas udhëzimeve, “si një nga simbolet më të rëndësishme të sportit botëror dhe një ikonë e përjetshme, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup i caktuar njerëzish, i cili përfshin kampionët e mëparshëm të botës dhe krerët e shteteve”.

Në profilin e tij në Instagram, Salt Bae ka postuar selfie dhe video me trofeun në duar, duke trazuar festën e Di Marias, Lisandro Martínez, Romeros (duke mbajtur djalin e tij) dhe mbi të gjitha Messit. Në video shihet turku që e ndjek yllin e Albiceleste-s, duke e rrëmbyer disa herë, ndonëse Leo dukej se nuk donte të fliste me të në atë moment gëzimi të pafund, më në fund arriti t’i rrëmbejë një foto me trofeun.

Tani FIFA do të përpiqet të përcaktojë se si Salt Bae fitoi hyrjen në fushë pas ceremonisë së mbylljes dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër stafit që e lejuan të ishte i pranishëm në mesin e kampionëve.

Shefi i kuzhinës, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, është një yll i Instagramit (ai ka pothuajse 50 milionë ndjekës). Shumë të famshëm dhe futbollistë darkojnë në restorantet e tij dhe postojnë foto dhe video me të në rrjetet sociale. Pas sjelljes së tij, ai u përjashtua nga finalja e Us Open Cup 2023.