Fushata në Dibër po zhvillohet në mënyrë intensive mes dy kandidatëve, atij AKI-së, Ilirjan Fetahu dhe të VLEN-it, Fisnik Mela.
Ilirjan Fetahu ka shpalosur katër prioritetet për zhvillimin e Dibrës.
“Hartimi planit gjeneral në të cilën do të përcaktohen zonat e destinuara për zhvillimin e ekonomisë, lagje dhe rrugë të reja. Do të krijojmë rini vendimmarrëse përmes formimit të Këshillit komunal rinor dhe Qendrës rinore. Një Dibër më të pastër e cila menaxhon mirë me mbeturinat dhe kthimin e hapësirave publike në lulishte. Bashkëpunim me OJQ, me shoqatat që veprojnë në Dibër me qëllim pasurimin e aktiviteteve kulturore. Regjim të ri të komunikacionit dhe hapësirave të reja për parkim”, tha Fetahu.
Kundërkandidati i tij, Mela ka takuar të rinjtë dhe ka premtuar se do të krijojë hapësira për fuqizimin e tyre.
“Rinia e Dibrës ka energji, ide dhe kurajo për ndryshim. Si kryetar i ardhshëm, angazhohem t’i mbështes, të krijoj hapësira për pjesëmarrjen e tyre dhe të zbatoj politika që fuqizojnë të rinjtë”, tha Mela.