Futbollisti nga Shkupi Feta Fetai po transferohet te klubi i Emiratave të Bashkuara Arabe, Sharjah FC. Fetai te Sharjah FC shkon si huazim për një vit nga Lokomotiva e Zagrebit, me mundësi blerje. Transferimi i Fetait te klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe është bërë me kërkesë të trajnerit Millosh Milojevic dhe transferta për Fetain pritet të jetë një eksperiencë e mirë. Sharjah FC këtë sezon për objektiv ka titullin e kampionatit.
