Në qendrën kulturore turke “Instituti Junus Emre” në Shkup, në një konferencë për media u bë prezantimi i festivalit të filmi,t i cili do të mbahet në Edrene të Turqisë, nga data 20 deri më 26 Nëntor.
Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Festivalit, Murat Tufan në deklaratën e tij tha se kanë për qëllim të zhvillojnë sektorin e filmit në shtetet Ballkanike. Ai theksoi më tej se qëllimi i këtij festivali është edhe të sigurojë që filmat të prodhuar në Turqi dhe në shtetet tjera të Ballkanit të konkurrojnë dhe të lidhen mes vete. “Festivali synon të bashkojë popujt të cilët kanë jetuar bashkë me qindra vjet festivali vjen në kohën kur bota ka nevojë për paqe, dashuri dhe miqësi, dhe përforcim të lidhjeve kulturore mes shteteve të Ballkanit. Filma nga Maqedonia do te marrin pjesë ndërsa në total janë mbi 100 filma nga 50 shtete të ndryshme të cilat do të shfaqen gjatë ditëve sa do të zgjatë i njëjti”, tha Tufan.
“Festivalet në përgjithësi shihen si festa argëtuese, por theksoi se “Festivali Ndërkombëtar i Filmit – Edirne”, ka pikëpamje të ndryshme. festivali do të jetë garues, në tre kategori: film ndërkombëtare, film kombëtarë dhe gara e filmave të shkurtër”, tha Jildirim Janëllmaz, drejtor i festivalit të filmit.
Aktorja Asli Sahin, nga ana e saj tha se janë diku rreth 450 filma që kanë aplikuar për t’u shfaqur, ndërsa ata kanë përzgjedhur 150. Ajo informoi se në garat do të shfaqen dy filma që janë me produktin të Maqedonisë. Aktorja tjetër Makbule Meyzinoglu, e cila ka lindur në Bullgari, theksoi se është shumë e lumtur që gjendet në Maqedoni. Makbuleja, e cila theksoi se është në jurinë e filmave të metrazhit të shkurtë, tha se ndër 200 filmat të cilat kanë aplikuar në festival, 92 filma janë vlerësuar dhe 10 prej tyre do të marrin pjesë në gara. Festivali Ndërkombëtar i Filmit – Edrene, sivjet mbahet për herë të parë dhe synon të mbetet tradicional.
Zimer Jashari
