Festa shënohet me protestë! Mickoski: Pranimi se Dellçevi është bullgar është asimilimi i kombit

TË FUNDIT

Partia opozitare VMRO-DPMNE organizoi protestë të re me vetura. Protesta nisi nga salla “Boris Trajkovski” dhe përfundoi para Kuvendit, ku mbajti fjalim i pari i partisë, Hristijan Mickoski. Protesta do të vazhdojë deri në Shtip, respektivisht deri në Shkollën e Mësuesve në të cilën kanë marrë pjesë Goce Dellçevi dhe Dame Gruev në Novo Sellë. Në këtë mënyrë, VMRO-DPMNE-ja e shënoi Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Nëse kjo mafi politike e udhëhequr nga Zoran Zaevi pranon se Goce Dellçev në kuptim rajonal ka qenë maqedonas për shkak se ka lindur në territori gjeografike Maqedoni, ndërsa me kombësi ka qenë bullgar, se gjuha jonë maqedonase është formë linguistike e gjuhës bullgare, kjo do të thotë asimilim i tërësishëm i kombit maqedonas, goditje ndaj themeleve të kombit maqedonas dhe shtetit bashkëkohor maqedonas dhe nënçmim shtesë”, u shpreh Micskoski.