Festa e Pranverës rikthen normalitetin

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Shtetit i Kinës, të hënën, në ditën e 17-të të fluksit të udhëtimeve me rastin e Festës së Pranverës, numri i udhëtarëve me tren, autobus, anije e avion në mbarë vendin arriti në 23 milionë e 525 mijë, duke u shtuar 67.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Krahas udhëtimeve, gjallëri dhe interesim ka patur në institucionet kulturore .Shitja e biletave të kinemave në pushimet 7-ditore të Vitit të Ri Kinez, të parat që prej lehtësimit të masave antiepidemike në Kinë, i kaluan të hënën 2 miliardë juanët, pjesa më madhe e të cilave nga filmat vendas.

Gjatë pushimeve njëjavore që zgjatin nga 21 deri më 27 janar, po transmetohen në kinema shtatë filma të zhanreve të ndryshme, si fantastiko-shkencorë, dramatikë, sportivë dhe komedi.

Filmi vendas “Toka endacake 2” renditet në krye të të ardhurave prej biletave, duke fituar 665 milionë juanë deri më tani.