Skuadra kampione dhe kryesuesi aktual i tabelës nga Drenasi Feronikeli, pas një serie 4 ndeshje, 4 fitore, sot udhëton në Gjilan, në ballafaqimin me skuadrën me të njëjtën emër, në kuadër të javës së pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës.
Futbollistët e Feronikelit do të kërkojnë fitoren e pestë me radhë, sigurisht të trimëruar dhe stabiliteti që u japin fitoret në radhë,në duel me Gjilani, skuadër kjo që nisi mjaft mirë kampionatin duke shënuar 3 fitore me radhë dhe një humbje që pësoi në javën e katërt në ballafaqim me Hajvalinë.
Së këndejmi gjilanasit do të bëjnë çmos që të dëshmojnë se humbja nga java e kaluar ishte një rastësi dhe do të mëtojë fitore, ndaj adhuruesit në ë Gjilan do të kenë rastin të shohin një ndeshje cilësore. Ndeshja do të zhvillohet prej orës 16.00.
