Feronikeli bën të ditur çmimin e biletave për ndeshjen e nesërme

TË FUNDIT

Nesër zhvillohet takimi kthyes

Nesër zhvillohet takimi kthyes
Të martën më 30 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Feronikeli zhvillon takimin kthyes ndaj Slovan Bratislavës, për kualifikime të Europa League. Klubi nga Drenasi ka bërë të ditur vendin se ku do të shiten biletat dhe çmimet e tyre.
Ja njoftimi i plotë:
Nesër (e martë), prej orës 9:00, do të dalin në shitje biletat në këto pika:
Prishtinë: Dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.
Drenas: Restaurant Dijamant
Komoran: Pizzeria Dijamant.
Çmimet e biletave do të jenë këto:
Veri dhe Jug: 3 Euro
Lindje: 5 Euro
Përendim: 10 Euro
VIP: 15 Euro.
Kujtojmë që ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe dyert e stadiumit hapen në ora 16:00. Ashtu si në ndeshjen e fundit edhe për këtë takim do të ketë mijëra bileta falas.