Fero arrestohet në një nga pikat kufitare të Kosovës

TË FUNDIT

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë.

I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Përdorim i armës’’, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka treguar se rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./21Media