Ferizaj: Aksident trafiku, humb jetën një 32 vjeçar(VIDEO)

TË FUNDIT

Një 32 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku, në rrugën Ferizaj-Gjilan . Sipas njoftimeve të Policisë ngasësi i automjetit Fiat, me targa vendore, ishte duke lëvizur nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe me të arritur në fshatin Dardani ,hyn në tejkalim të automjeteve, me ç’rast përballet me motoçikletën. Për pasojë humb jetën drejtuesi i motoçikletës me inicialet H.H. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt. I dyshuari u dërgua në mbajtje policore për 48 orë,ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.