Ferdije Zhushi-Etemi jep dorëheqje

TË FUNDIT

Kryetarja e Këshillit shtetëror të cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Ferdije Zhushi-Etemi për shkak të ngritjes së aktakuzës lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare ka ofruar dorëheqjen e saj.
Ajo letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Zhushi-Etemi në letrën e saj shkruan se dorëheqja nuk pranon pranimin e fajësisë, por hapje e rrugës për ndriçimin e së vërtetës.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, sot ka pranuar dorëheqjen e znj. Ferdije Zhushi-Etemi nga pozita e Kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim).

Me këtë rast, ministri Bajrami vlerëson lartë punën dhe kontributin e çmuar të Prof. Dr. Ferdije Zhushi-Etemi në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, thuhet ne nje kumtese per opinion te MASHT-it.