Fërçkovski propozohet për ambasador në Nju Jork, Xhaferi: Nuk ka propozim për interpelancë për mua

TË FUNDIT

Profesori Lubomir Fërçkoski është propozuar nga MPJ që të jetë Ambasador i vendit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi, por ende nuk dihet kur do të caktohet seancë në Komisionin për punë të jashtme, që ai të prezantojë tezat e tija për punën e tij si ambasador. Kjo është në kompetenca të kryetarit të Komisionit, seanca për ambasadorët paraprak ka përfunduar të premten edhe pse propozimet për ta u dorëzuan në prill, tha Xhaferi.

Në lidhje me kërkesën e parashtruar për thirrjen e Komisionit anketues për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që e ka parashtruar VMRO-DPMNE, Xhaferi thotë se është parashtruar shumë herët.

Xhaferi vlerësoi se komisionet e Kuvendit nuk punojnë sipas dinamikës së nevojshme andaj një pjesë e madhe e ligjeve nuk mund të gjenden në miratim në Kuvend. Në lidhje me interpelancat e parashtruar nga ana e opozitës, tha se ata nuk janë vendosur në debat për shkak se ose propozuesi i interpelancës nuk është në seancë, ose personi për të cilin është interpelanca nuk ka qenë prezent. Andaj, siç thotë, ata prolongohen. Për interpelancën për të, vlerëson se nuk është parashtruar.

Në lidhje me paralajmërimin e drejtorit të ESHS, Apostoll Simovski, se nëse Regjistrimi nuk zbatohen në afatin e dhënë, do të kërkojë nga Kuvendi që i njëjti të prolongohet, Xhaferi tha se nëse ekziston konsensus mes gjithë partitë politike, nuk ka asnjë pengesë që Kuvendi të thirr seancë urgjente dhe të miratojë vazhdimin e afatit të Regjistrimit të popullsisë.