Ferati: Shumë drejtorë shkollash kanë vepruar sipas dëshirave të veta politike ose të kryetarit të komunës

TË FUNDIT

Halit Ferati, Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21, duke folur për problemet nëpër shkollat e mesme tha se shumë drejtorë shkollash kanë vepruar sipas dëshirave të veta politike ose të kryetarit të komunës.

“Parregullsitë më të mëdha janë plotësimi i kuadrit arsimor, problemi i dytë ka qenë për fondin e orëve. Çdo drejtor ka vepruar sipas dëshirave të veta politike apo si e ka urdhëruar kryetari i komunës. Ka pasur më shumë se 150 ankesa për këto çështje që përmenda më sipër.”- tha Ferati.