Femrave u duhet 40 orë për të blerë një veshje

TË FUNDIT

Procesi i blerjes është bërë shumë më i komplikuar për femrat e ditëve të sotme, të cilave sipas studimit më të fundit, i duhen 40 orë për të përfunduar blerjen e një artikulli mode.
Hulumtuesit kanë zbuluar një ndryshim të gjeneratave në mënyrën sesi gratë kërkojnë, dhe blejnë artikujt e modës. Studimi, i cili ka përfshirë 1403 gra, ka zbuluar se mediat sociale luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit për femrat e moshës 16-34 vjeçare.
Një në dhjetë femra postojnë foto në Facebook për të kërkuar miratimin e miqve, ndërsa 12 përqind e tyre kontrollojnë Instagramin për tu siguruar se askush tjetër nuk e ka atë veshje.
Por studimi zbuloi gjithashtu se pavarësisht mendimeve të shumta të mikeshave apo familjes në rrjetet sociale, opinion që ka më shumë rëndësi është ai i partnerit.
Procesi i femrave për blerjet përfshin 10 fazat e mëposhtme:
1- Shohin të famshmet/ revistat e modës si në print edhe online për tu frymëzuar
1 në 3 femra nga mosha 16-24 vjeç, e nisin procesin e blerjes duke parë revistat për pak frymëzim.

2- Shohin në tri faqe shopping-u në internet, për të gjetur blerjen e mundshme dhe për të kontolluar çmimet.
Thuajse 7 nga 8 gra vizitojnë edhe website të tjera shitjesh online, për të parë artikullin e disponueshëm dhe çmimin përkatës.

3- Dërgojnë link-et e këtyre faqeve te dy shoqet e tyre përmes mesazhit/ email-it/ WhatsApp-it
20 përqind ia dërgojnë detajet dhe foton e artikullit shoqeve përmes mesazhit, email-it ose WhatsApp-it

4- Postojnë foto të atikujve në Facebook për të marrë një opinion më të gjerë
10 përqind postojnë foton në Facebook për të pasur opinionin e një audience më të madhe.

5- Shfletojnë Instagramin për të kontrolluar që asnjë shoqe nuk ka blerë të njëjtën veshje së fundmi
12 përqind i hedhin një sy Instagramit në profilin e faqes online, për të parë që asnjëra prej mikeshave nuk ka të njëjtën veshje,shkruan femra.net

6- I dërgojnë fototn e veshjes mamasë/ motrës për miratim.
1 në 7 gra i dërgojnë link-un e veshjes mamasë apo një të afërmes femër.

7- Vizitojnë dyqanin për të provuar veshjen, për të parë ngjyrën dhe materialin.
Më shumë se gjysma bëjnë një vizitë në dyqan për ta provuar veshjen, për të parë ngjyrën dhe materialin nga afër.

8- Bëjnë selfie te dhoma e provës
Nëse gjenden në dhomën e provës, 1 në 5 gra nxjerrin telefonin dhe bëjnë një selfie.

9- Ia dërgojnë selfien shoqeve/ të dashurit/ partnerit.
Pas shkrepjes së fotos, fillon shpërndarja

10- Kthehen në shtëpi dhe e porosisin artikullin online ose e blejnë në dyqan
Ndërsa 71 përqind e blejnë artikullin aty për aty, 29 përqind kthehen në shtëpi për të përfunduar procesin e porositjes online.