Fëmijët ndër më të goditurit nga pasojat e pandemisë

TË FUNDIT

Edhe pse masat qeveritare socio-ekonomike kundër Kovid-19 e zbutën ndikimin mbi varfërinë ekstreme të fëmijëve, shumica e fëmijëve jetojnë nën mesataren e standardit jetësor. Çrregullimet në shërbimet për mbrojtje sociale dhe arsim dhe kërkesa e zvogëluar për shërbimet shëndetësore i vendosën fëmijët në rrezik të mëtutjeshëm me vazhdimin e pandemisë, janë konkluzionet kryesore nga Studimi i efekteve sociale dhe ekonomike të Kovid-19 mbi fëmijët.

“Fëmijët nuk janë personat e kësaj pandemie, por ata janë mes viktimave më të mëdha. Pas më shumë se një viti kufizime në lëvizje, klasa të zbrazëta, shërbime të çrregulluara, humbje të ekzistencës familjare, jeta e fëmijëve thellë u ndryshua. Të gjithë fëmijët e të gjitha moshave janë prekur, por pandemia dhe pasojat e saj socio-ekonomike e përkeqësuan tashmë rrezikun ekzistues dhe problemet e më të rrezikuarve. Pa përkeqësime plotësuese në masa për vendosje të sërishme të qasjes deri te shërbimet vitale të mbrojtjes, arsimit dhe shëndetësisë, pandemia mund të lë pasoja gjatë gjithë jetës mbi fëmijët”, tha Patricija di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në prezantimin e sotëm në studimin e publikuar nga UNICEF, ndërsa e zbatuar nga Finance Think dhe mbështetur nga USAID.

Ajo theksoi se shkollat janë të fundit që duhet të jenë të mbyllura, por të parat që duhet të hapen. Megjithatë, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, tha se tani po afrohet pushimi veror, ndërsa për hapje të sërishme të shkollave duhet të mendohet në shtator gjithsesi nëse së pari i plotësojnë kriteret për higjienë dhe mbrojtje.

Bllagica Petreski nga Finance Think potencoi se edhe pse Qeveria ka disenjuar gjashtë pako të masave për ballafaqim me pasojat sociale dhe ekonomike nga pandemia, ata, siç tha, rallë ishin kahëzuar ndaj fëmijëve.

“Kjo është reflektuar në planifikimin buxhetor në vitin 2021. Edhe pse fëmijët morën mbrojtje plotësuese përmes mbështetjes së mundësuar për ruajtje të vendeve të punës dhe të ardhurat e prindërve, përvoja me Kovid-19 na tregon se duhet të mendojmë për përshtatje të sistemit që të mund t’i mbrojë fëmijët më të rrezikuar gjatë tronditjeve të ardhshme”, potencon ajo.

Sipas studimit, zbutja e kritereve për marrje të ndihmës minimale të garantuar dhe dy pagesat e njëfishta për mbështetje financiare kontribuuan për zvogëlim të një të tretës së varfërisë ekstreme, gjegjësisht amvisëritë që jetojnë me më pak se 1,9 dollarë në ditë. Megjithatë, thuhet, brengosëse është që më shumë se një e katërta, gjegjësisht 27 për qind e familjeve të cilat janë bërë të pranueshme për pagë minimale të garantuar gjatë pandemisë, nuk e kanë shfrytëzuar. Projeksionet e studimit tregojnë se përqindja e fëmijëve që jetojnë në varfëri relative, më saktë në amvisëritë standarti jetësor i të cilëve është dukshëm nën mesataren nacionale u rrit për 27,8 për qind para pandemisë në 32,4 për qind. Kjo lë 19.000 fëmijë plotësues nën linjën relative të varfërisë.