“Përpiqem të mos dëgjoj, i mbyll veshët, por frika mbetet! Ndonjëherë dua të jem vetëm, jo sepse dua, por askush të mos e dijë se çfarë kam brenda vetes!
“Fëmijët tjerë qeshin dhe luajnë, unë mendoj se a është gjithçka në rregull në shtëpi!”
Me këto porosi filloi konferenca ndërministrore dhe palëve tjera për parandalimin e dhunës familjare!
Psikologët profesionistë në 350 shkollat fillore në gjithë vendin do të përfshihen me trajnime të stafit arsimor për identifikimin e indikatorëve të nxënësve për dhunën familjare dhe të bashkëmoshatarëve.
Nga Ministria e Arsimit në programin e këtij viti të ri shkollor, po përgatisin planin më intensiv përmes psikologëve, për të parandaluar devijimet e hershme të nxënësve dhe delikuencën e adoleshentëve.
“Në atë plan janë paraparë edhe këto trajnime, orë shtesë i thoni ju, por unë do u thosha orë pune me nxënësit për të ulur dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve. Kur atë e bëjnë në orët mësimore apo jashtë shkollës së lëndëve mësimore dhe intensifikohet puna e tyre jashtë planit nëse në ato shkolla paraqitet dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve”, tha Vesna Janevska .
Sjelljet agresive të fëmijëve, psikologët po përpiqen t’i identifikojnë nëse vijnë nga dhuna në familje apo nga dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve nëpër shkollat fillore, thonë nga Oda e psikologëve të RMV-së.
“Për dhunën ndërmjet bashkëmoshatarëve janë mjaft të trajnuar shërbimet, posaçërisht psikologët, në periudhën që lam pas ishte temë mjaft aktuale, por këtu nuk preken vetëm arsyet, do të futemi më thellë në problematikë dhe i trajnojmë shërbimet kompetente, përkatësisht i unifikojmë njohuritë e psikologëve dhe të gjitha 350 shkollat fillore do të përfshihen me trajnime të detajuara për njohjen e indikatorëve të dhunës familjare”, tha Emilija Boshkovska.
Nisma kombëtare u mbështet nga Ministria e politikës sociale dhe Ministria e punëve të brendshme.
Ministri Limani theksoi se dhuna nga bashkëmoshatarët nuk ndodh e izoluar, por shpesh është pasojë e marrëdhënieve të prishura familjare, ekspozimit ndaj dhunës, mungesës së mbështetjes emocionale dhe ndikimeve negative nga rrjetet social. Ndërsa Ministri Toshkovski theksoi se të dhënat nga policia tregojnë një rritje paralele si të dhunës në familje ashtu edhe të dhunës nga bashkëmoshatarët.
“Në periudhën e njëjtë që shtohet dhuna familjare – rritet edhe dhuna ndërmjet nxënësve! Nuk mund të themi me siguri se secili rast konkret ka lidhshmëri, por nga aspekti kriminal shikohet se ekspozimi në ambient të dhunshëm është njëri nga rreziqet më të fuqishme si faktor për rritje të agresivitetit. Në periudhën 01.01-28.05 këtë vit janë regjistruar 768 vepra penale nga dhuna familjare, përkundër 460 rasteve në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pra kemi rritje për 68%!”, tha Pançe Toshkovski.
Përveç trajnimeve, do të organizohen diskutime me mësues, prindër dhe nxënës për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të forcuar bashkëpunimin midis familjeve, shkollave dhe institucioneve. Bazuar në përvojat dhe rekomandimet e marra, do të zhvillohet një protokoll i unifikuar për trajtimin e dhunës së dyshuar, thanë autoritet.
