Fëmijë lypsarë gjithandej/ Zmijanac: Kështu do t’i shohim derisa shteti nuk e zgjidh problemin

TË FUNDIT

“Është përgjegjësi e Qeverisë dhe Ministrisë që të kujdeset për mbrojtjen e fëmijëve, përgjegjësia dhe detyra jonë serioze është të ofrojmë një ambient të ngrohtë familjar.”- thotë Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Edhe përkundër kësaj deklarate të Ministres për Punë dhe Politikë Sociale kjo është pamja që shohim çdo ditë në qytet.
Fëmijë me duar të shtrira për lëmoshë.
E kështu do t’i shohim edhe gjatë kohë nëse shteti nuk zgjidh problemin me varfërinë e fëmijëve thotë Dragi Zmijanac, Kryetar i Ambasadës së Parë të Fëmijëve Megjashi. Sipas tij shteti me instrumentet e tij nuk është mjaftueshëm aktiv në implementim e masave që duhet të ndërmerr për mbrojtjen e fëmijëve në rrugë.
“Në drejtim të bashkëpunimit mes sektorit civil dhe institucioneve ka zbrazëtira, sepse ekzistojnë shumë trupa dhe komisione që takohen dhe e ri definojnë gjendjen por prapëseprapë gjendja është e njëjtë. Ju shihni fëmijë me duar të shtrira, ndërsa kemi edhe fëmijë sezonal që dalin të fitojnë. E gjithë kjo është e lidhur jo vetëm me injorancë, analfabetizëm, por edhe me varfëri. Ne derisa nuk e zgjidhim problemin me varfërinë e fëmijëve nuk mund që me kornizë ligjore t’i zgjidhim problemet. Atyre familjeve ju duhet edukim plotësues që të mund të punojnë.”- deklaroi Dragi Zmijanac, Kryetar i Ambasadës së Parë të Fëmijëve Megjashi.
Cila është dinamika e punës së qendrave sociale dhe sa ato ndërhyjnë në strehimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në rrugë? Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përgjigje:
“Me qëllim të zvogëlimit të shfaqjes së të kërkuarit lëmoshë tek fëmijët në rrugë dhe prindërit e tyre, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes qendrave për punë sociale, dhe në koordinim me Ministrinë e Brendshme, formoi ekipe që përgatitën planin mujor për kryerjen e vizitave në terren për ndrydhje të fenomenit sociopatologjik të kërkim lëmoshës, duke ndërmarrë hapa specifikë për të reduktuar këtë fenomenin. Nëpërmjet aktiviteteve parandaluese dhe edukative, ekipet e ekspertëve të përbëra nga inspektorë për të miturit në MPB dhe ekspertë të Qendrës për Çështje Sociale, Shkup, si dhe përfaqësues të shoqatave, kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara, me qëllim që të frenohet shfaqja e “fëmijëve në rrugë”.”- u përgjigjën nga Ministria e Punës dhe Politkës Sociale.
Ndryshe, sipas studimit të vitit të kaluar të Shoqatës “Ndërtojmë Ardhmëri” 4 mijë fëmijë në vend janë nën qiell të hapur, ndërsa nga Ministria thonë se 80 fëmijë të rinj janë evidentuar vetëm gjatë vitit 2022.

error: Content is protected !!