Tre persona duke përfshirë një fëmijë u shpëtuan sot nga rrënojat në provincën jugore Hatay të Turqisë, më shumë se 296 orë pasi i pari nga dy tërmetet e njëpasnjëshme goditi rajonin.
Ndërsa fëmija i cili u dërgua në spital pas disa orëve ndërroi jetë.
17-vjeçari Taha Erdem dhe familja e tij ishin në gjumë të thellë kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi qytetin e tyre Adiyaman. Ndërtesa u shemb për më pak se 10 sekonda pas goditjes së tërmetit, thotë ai. I ngujuar nën rrënoja dhe derisa çatia po binte drejt tij, Taha kishte nxjerr celularin për të regjistruar një mesazh lamtumire.
“Mendoj se kjo është videoja e fundit që do të xhiroj ndonjëherë për ju. Vdekja, miqtë e mi, vjen në një kohë kur njeriu nuk e pret atë”, tha Taha Erdem i mbijetuar nga tërmeti.
Mirëpo Taha u shpëtua dy orë më vonë dhe u dërgua në shtëpinë e një anëtari të familjes. 10 orë më vonë të gjithë anëtarët e familjes së tij u shpëtuan nga përpjekjet e shpëtimit të udhëhequra nga vendasit e asaj zone.
“Bota ishte e imja në atë moment. Unë nuk kam asgjë, por kam fëmijët e mi”, tha Zeliha nëna e Tahës.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën të mbijetuarit nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin e Antakias, në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm në ditën e 12-të pas tërmetit. Tërmetet prekën një zonë të gjerë në 11 provinca në Turqi, ku jetojnë më shumë se 13 milionë njerëz.
Deri më tani në Turqi, mbi 39,000 njerëz kanë vdekur, ndërsa në Siri 3,688.
