Felix do të zëvendësojë Ronaldon në Manchester United?

TË FUNDIT

Manchester United ‘i është vënë pas’ Joao Felix-it në afatin kalimtar të janarit.

United është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pas largimit të turbullt të Cristiano Ronaldos muajin e kaluar.

Felix është ndër një mori emrash të lidhur fort me një lëvizje në Old Trafford.

E ardhmja e 23-vjeçarit në Atletico Madrid është e paqartë për shkak të mungesës së kohës së lojës nën drejtimin e Diego Simeone.

Gazetari Duncan Castles tani ka raportuar se skuadra spanjolle është e gatshme ta lejojë Felix-in t’i bashkohet një klubi të Premier League në formë huazimi nëse ata janë të gatshëm të paguajnë një tarifë huazimi prej 8 milionë funte plus pagën e lojtarit./21Media