Ferhan Hasani nënshkruan me Partizanin!

TË FUNDIT

Futbollisti tetovar Ferhan Hasani sot zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Partizanit.

Hasani me ekipin e Partizanit ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai në ekipin e Partizanit do t’i bashkohet dyshes nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani dhe Egzon Belica.

Pas nënshkrimit të kontratës me Partizanin, Hasani, theksoi se gjithmonë ka dëshiruar që një ditë të luaj në kampionatin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkëndijën, Brondbyn, Volsburgun, Al Read-in dhe Helsinkun.

Kujtojmë që Hasani është edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.

Image may contain: 1 person, standing and beard
Image may contain: 4 people, people standing and beardImage may contain: 3 people, people standing and beard