Federata Ndërkombëtare e Hendbollit vlerësoi paraqitjen Kosovës

TË FUNDIT

Fokusi i kombëtares së Kosovës është kthyer te ndeshja e dytë

Fokusi i kombëtares së Kosovës është kthyer te ndeshja e dytë
Mbresëlënës e ka vlerësuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit paraqitjen debutuese të Kosovës në kampionatin botëror “Spanjë 2019”.
Kosova U21 të martën humbi nga Kroacia me rezultat 23:17 në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë.
Tani fokusi i kombëtares së Kosovës është kthyer te ndeshja e dytë në grupin C, që do ta luajë të enjten nga ora 20:00 ndaj Hungarisë në Pontevedra.
Hungaria po ashtu është skuadër shumë cilësore, por djemtë tanë të frymëzuar nga paraqitja e mirë me Kroacinë premtojnë maksimumin.
Sot në mëngjes kombëtarja e juniorëve ka zhvilluar një stërvitje dhe kështu ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë në botëror.