Rusia nuk do të presë më asnjë ngjarje të Kupës Botërore të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS) këtë dimër, tha organi qeverisës të premten. FIS e bëri të ditur vendimin pas një përpjekjeje për të mbajtur gara të premten në vendpushimin Urals Sunny Valley një ditë pasi Rusia filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës. Vetëm një pjesë e vogël e rusëve filluan garën dhe dhjetëra garues nga të gjitha vendet e tjera nuk morën pjesë.
Kjo garë, përfshinte kampionët e rinj olimpik Ryan Regez të Zvicrës dhe Sandra Naeslund të Suedisë. FIS përmendi “sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve dhe ruajtjen e integritetit të Kupës së Botës” për anulimin e pesë ngjarjeve të planifikuara në muajin e ardhshëm. Bëri të ditur se tashmë po kërkohen vendet tjera për organizimin e këtyre garave. Po ashtu, një ngjarje tjetër e Kupës së Botës ishte e planifikuar të mbahet këtë fundjavë në Yaroslavl. Garat e kërcimit me ski për femra ishin planifikuar nga 18-27 mars në Nizhny Tagil dhe Chaikovsky.
Të premten vetëm gjashtë garues rusë filluan garën prej 61 të planifikuarve. Ndërsa, shtatë rus që ishin në mesin e startuesve nuk morën pjesë fare në garë.
