Në Javën e 7-të të elitës së futbollit vendor FC Shkupi kthehet në kreun e tabelës. Skuadra nga Çairi, që pas 350 ditëve u rikthye të luaj në stadiumin e saj mundi Borecin me rezultatin 3:0, transmeton TV21.
Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Shkëndija u rikthye te fitorja, duke mundur Skopjen në Shkup me shifrat 2:0. Nafiu shënoi gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën fitoren e kampionëve në fuqi të vendit e vendosi mbrojtësi sllovak, Jan Krivak.
Derbi mes skuadrave shqiptare, Renovës dhe Struga Trim Lumit që u zhvillua në Tetovë, u takoi vendasve, qe shënuan fitore minimale 1:0. Në Manastir, Pelisteri ndali Akademia Pandevin, duke barazuar pa gola, ndërkohë Rabotniçki dhe Bregallnica arritën fitore identike, 2:0.
