FC Shkupi nënshkruan me Magaye Gueye, futbollistin që ka luajtur në Premier League

TË FUNDIT

FC Shkupi ka arritur të sigurojë Magaye Gueye, ish futbollistin e Evertonit, përcjell TV21. Nga klubi thonë se presin që me përvojën e tij, Gueye të ketë ndikim në arritjen e objektivave të FC Shkupit.

“Mirë se vjen, MAGAYE GUEYE! Është kënaqësi të mirëpresim në skuadrën tonë futbollistin me përvojë dhe cilësi, Magaye Gueye, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin tonë ofensiv! Magaye e nisi karrierën e tij profesionale te RC Strasbourg në Francë, për të vazhduar më pas në Premier League me Everton FC, ku fitoi përvojë të çmuar në elitën e futbollit anglez. Më vonë ka luajtur për Millwall në Championship dhe për një periudhë të shkurtër te Stade Brestois, sërish në Francë. Me përvojën, kreativitetin dhe cilësitë teknike që sjell, besojmë se do të ketë një ndikim të rëndësishëm në objektivat tona për këtë sezon. Mirë se erdhe në familjen Shkupi, Magaye Gueye! Le të shkruajmë histori së bashku!”, thonë nga FC Shkupi.