“FC Basel pa Xherdan Shaqirin s’do ta kishte këtë sukses”, Vjosa Osmani në Zvicër: Djemtë dhe vajzat e atyre që dikur erdhën si punëtor, po e fuqizojnë komunitetin

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër, gjatë fjalimit kujtoi kohën kur shqiptarët udhëtonin për në Zvicër si punëtor apo edhe si refugjatë, tani djemtë dhe vajzat janë duke ndërtuar jetë me qëllime, transmeton TV21. Mes tjerash, Osmani tha se çdo ditë po ndihmojnë që ta çojnë para prospertitetin e shtëpisë së tyre të re. Tutje Osmani konkretisht foli edhe për futbollistin Xherdan Shaqiri i cili aktualisht po luan te FC Basel.

“Djemtë dhe vajzat e atyre që dikur erdhën si punëtorë dhe refugjatë, tani janë mjekë, inxhinierë, artistë dhe sipërmarrës. Janë duke ndërtuar jetë me qëllime. Janë duke fuqizuar komunitetin e tyre këtu në Zvicër. Çdo ditë ata ndihmojnë që ta çojnë para prosperitetin e shtëpisë së tyre të re, Zvicrës. Tani, shpesh gjithashtu shënojnë gola. Që janë gola epike! Dhe e imagjinoj që ministri Beat Jans, që kam dëgjuar se është një mbështetës i FC Basel, do të pajtohej me mua kur them se pa Xherdan Shaqirin, Bazeli nuk do ta kishte mbërthyer kampionatin para disa dite. Nuk jam zvicerane, nuk përzihem në punë të brendshme, por këtu nuk rezistoja dot. Nuk do të kualifikohej si fjalim i mirë, nëse nuk kisha folur për futboll”, tha presidentja Osmani, duke shtuar se ndeshja e vetme e futbollit ku shqiptarët e Kosovës bënin tifo njëjtë për ekipin kundërshtar, ishte kur Kosova luajti me Zvicrën”, tha Vjosa Osmani – presidente e Kosovës./tv21.tv