FBI: Kër’cënime për bo’mbë ndaj disa kandidatëve të kabinetit të Donald Trump

TË FUNDIT

Byroja Faderale e hetimit në SHBA (FBI) ka konfirmuar se ndaj të nominuarve për të qenë pjesë e administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka patur kërcënim me bombë.

Në një deklaratë FBI njofton se është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të goditjes që synojnë të emëruarit e ardhshëm të administratës.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut që të raportojnë menjëherë çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë te zbatimi i ligjit”, thuhet në deklaratëe FBI.

Deri më tani, ata që dihet se janë kërcënuar janë:

Hoëard Lutnick, i nominuari i Trump për Sekretar të Tregtisë dhe pjesë e ekipit të tij të tranzicionit, shtëpia e të cilit u kërcënua, raportoi gazeta Bronx Neës 12

Lee Zeldin, i nominuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili u kërcënua për vendosje bombe në shtëpinë e tij në Long Island, raportoi Neës 12.

Matt Gaetz, i nominuari fillestar për prokuror të përgjithshëm, të cilit iu shënjestrua shtëpia e tij në Florida, thanë raporte të ndryshme të lajmeve.

Kongresmenja Elise Stefanik, e zgjedhur si ambasadore e Trump në OKB, gjithashtu e kërcënuar për sulm me bombë

Pete Hegseth, Sekretari i Mbrojtjes, shtëpia e të cilit ishte në shënjestër.