FBI deri më tani ka hapur 160 hetime, ndërsa janë parashtruar edhe 70 aktakuza për sulmin ndaj Kapitollit

TË FUNDIT

Byroja federale hetimore amerikane (FBI) ka hapur 160 hetime për sulmin e javës së kaluar ndaj Kongresit amerikan në Uashington nga ithtarët e presidentit Donald Tramp, kumtoi kjo agjenci federale.

Ndihmës drejtori i FBI-së, Stiven D-Antuono, në brifing me gazetarët deklaroi se ata deri më tani kanë siguruar 100.000 incizime dhe fotografi si dëshmi në procedurat, transmetojnë mediumet britanike.

Prokurori i qytetit të Uashingtonit, Majkëll Servin, deklaroi se 70 aktakuza tani më janë parashtruar, ndërsa pret se në fund do të ketë më shumë se njëqind./MIA