FAZ: Punëtorët e Ballkanit Perëndimor edhe më tej do të mund të vijnë në Gjermani

TË FUNDIT

Rregulli gjerman për punëtorët nga Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fuqi deri në vitin 2023 – qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, BeH, Malit të Zi dhe Kosovës do të kenë mundësinë ende të vijnë në Gjermani pa dallim të përgatitjes profesionale.

“Lehtësimet kur bëhet fjalë për rregullat për ardhjen në Gjermani të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë vazhduar”, shkruan gazeta Frankfurter Algemajne Cajtung (FAZ).

Projektligji, te i cili gazeta ka pasur qasje, thotë se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor duhet të ketë qasje lehtësuese në tregun gjerman të punës në tre vitet e ardhshme.

Pas bisedimeve të gjata në koalicionin qeverisës, ministri gjerman i Punës Hubertus Heil propozoi ligj që e rregullon këtë dhe ia dërgoi ministrave të tjerë për votim. Në fakt, është paraparë i ashtuquajturi Rregulli për Ballkanin Perëndimor nga viti 2016, vlefshmëria e të cilit skadon në dhjetor të këtij viti, të zgjatet deri në 2023. Sidoqoftë, në propozim përcaktohet kufi i ri maksimal, që është se deri në 25,000 punëtorë maksimalisht nga ai rajon mund të hyjnë në vend çdo vit./MIA