Epidemiologu kryesor amerikan dr. Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, për TV kanalin kanadez Si-Bi-Es Njuz deklaroi se Kovid-19 fillimisht po përhapet në amvisëri, mes grupeve më të vogla të njerëzve.
Sipas tij, testimi për përhapjen asimptomatike të sëmundjes dhe vazhdimi me praktikën e masave parandaluese themelore, siç janë larja e duarve, distanca fizike dhe mbajtja e maskave, edhe më tej janë kryesore në përballjen e përhapjes së virusit në mbarë botën.
Një ndër ekspertët më të mëdhenj botëror për sëmundje ngjitëse konsideron se edhe krahas sukseseve fillestare në kontrollin e pandemisë, Kanadaja, gjithashtu, tani po përballet me përkeqësimin e gjendjes.
“Për momentin i gjithë planeti është në shqetësim”, tha Faupi.
“Bashkimi Evropian, nëse shikoni në numrin e infektimeve të reja, është jashtë kontrollit. SHBA janë plotësisht jashtë. Kanadaja, ku, gjoja, mirë i shkonte, tani, gjithashtu, ndodhet në shqetësim”, tha Fauçi.
“Nëse vetëm i testoni njerëzit të cilët tregojnë simptome, do të humbasë përhapja e infektimit në komunitet”, paralajmëroi ai.
Ai shpreson se deri në mes të vitit 2021 njerëzit do të vaksinohen kundër Kovid-19, por theksoi se vendet deri atëherë nuk mund t’i lënë masat për shëndet publik.
