Fauçi: Do ta marr vaksinën e “Fajzer” kam besim te ajo kompani

TË FUNDIT

Epidemiologu amerikan Entoni Fauçi deklaroi sot se do të pranojë vaksinën e koronavirusit nga “Fajzer” nëse miratohet nga Administrata për ushqim dhe barna (FDA).

Ai theksoi se ka besim në atë kompani si dhe në Agjenci.

“I besoj kompanisë Fajzer. I besoj FDA-së. Ata kanë qenë kolegët e mi për dekada, shkencëtarë të karrierës. Nëse vaksina miratohet, premtoj se unë dhe familja ime do ta marrim”, deklaroi Fauçi për televizionin MSNBC.

Kompanitë farmaceutike Fajzer nga SHBA-ja dhe Biontek nga Gjermania kumtuan se vaksina e tyre eksperimentale është më shumë se 90 për qind efektive në parandalimin e Kovid-19, bazuar në të dhënat paraprake nga një studim i madh që shënon një fitore të madhe në luftën kundër pandemisë.