Shfrytëzuesve të ngrohtores “Shkup Veri” muajt e fundit u kanë shkuar fatura me çmime marramendëse dhe joreale.
Shprehen se janë ankuar, por ankesat s’janë marrë parasysh, ndërsa as shkëputjen nga ngrohtorja nuk po munden.
I kanë rritur çmimet rreth 80% më shumë se muajin e kaluar, kemi shkuar atje të ankohemi në Drejtori, na thanë se ne kështu i kemi rritur çmimet sepse kështu na konvenon, ju mundeni vetëm të paguani.
-Sa vite jeni të kyçur në nxehjen qendrore?
-20 vite.
-A keni tentuar më herët të tërhiqeni?
-Kemi tentuar. Dhe sistemin kur e kanë vendosur së pari herë para 20 viteve ne e kemi paguar instalimin 1300 euro i kemi dhënë, secila shtëpi i ka dhënë nga 1300 euro për instalim këta vetëm e kanë lëshuar ngrohjen tani na dërgojnë edhe elaborat të bëjmë që të mund të largohemi.
-Më herët si ju kanë ardhur faturat?
-Më herët kanë qenë më lirë, 2700 denarë, tani 4300 denarë.
Përveç ankesës për fatura ta larta, ky qytetar ankohet edhe për harresë institucionale në përgjithësi për banorët e Çairit dhe Butelit.
-Dy herë nga 7-8 ditë nuk kemi pasur ngrohje.
-Për muajin dhjetor?
-Po për muajin dhjetor. Shkollat, komuna, spitalet të gjithë ato 10 ditë nuk kemi pasur ngrohje. Dhe këtu kjo ngrohtorja “Shkup Veri”, nuk e dimë absolutisht e kujt nuk është as e tyre, ne para 15-20 viteve kur i kemi instaluar ngrohjet, të gjitha instalimet nga rruga kryesore deri te banesat tona ne vetëm i kemi paguar.
-Sa?
-1500 marka.
-Tani çfarë kërkoni konkretisht?
Çmimet të barazohen në nivelin e Shkupit, çfarë jemi ne këtu Çairi dhe Buteli qytetarët të rendit të dytë për gjithçka?!
TV21 kontaktoi me Drejtorin e ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani, i cili për faturat siguron se do ketë korrigjim dhe barazim.
“Sa i përket faturave do të ketë korrigjim dhe barazim në dhjetor kështu që nuk kanë nevojë të bëhen merak.”- tha Kushtrim Ramadani, drejtor i ngrohtores “Shkup Veri”.
Ngrohtorja “Shkup Veri” kohëve të fundit, por edhe më herët, është përballur me probleme financiare, ndërsa në vazhdimësi qytetarët e kësaj ane janë ankuar për pakënaqësi nga shërbimi.
