Ose propozim ligj ose propozim për ndryshime kushtetuese do të propozojë Fronti Europian nga gjetjet e analizës së legjitimitetit të shqiptarëve të përpiluara nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendorë të Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuara nga BDI.
Këtë e bëri të ditur Faton Ahmeti nga BDI në Click Plus në TV21.
“Kjo do të vjen nga grupi parlamentar i Frontit Europian. Eksperti ndërkombëtar bashkë me ekspertët vendorë në koordinim dhe sinkronizim të organeve partiake të partive që janë pjesë e Frontit, do të dalim me versionin përfundimtar të propozim-ligjit apo propozimit për ndryshimet Kushtetuese.
Çfarë do të përfshijë propozimi, gjuhën shqipe, balancuesin…?
Eksperti është fokusuar në pjesën e legjitimiteti sepse në atë kohë kur e kemi angazhuar ajo ishte pengesë për krijimin e institucioneve të vendit”, tha Ahmeti dhe shtoi se për “çështjet tjera që do të ndodhi ndërkohë, do t’i shqyrtojnë me ekspertët vendorë”.