Fatmir Bytyqi paralajmëron “boom” ekonomik: Rrugë, hekurudha, shkolla, kanalizime, ujësjellës dhe investime tjera kapitale

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka bërë të ditur se vendin tonë e pret një “boom” ekonomik me rrugë, hekurudha, shkolla, kanalizime, ujësjellës, dhe investime të tjera kapitale.

Ai shkruan se shumë shpejt fillon ndërtimi korridorit hekurudhor 8 – seksioni Kumanovë – Belakovcë – Kriva Pallankë dhe remonti i korridorit 10 Nogaevci – Negotinë. Ai ka bërë të ditur se sot nënshkruhen kontratat për ndërtimin dhe remontin e infrastrukturës hekurudhore dhe njoftoj se këtë verë do të fillojë edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore të Korridorit 8 dhe 10D. Kjo do të mbulojë të gjitha rrugët e rëndësishme infrastrukturore rrugore dhe hekurudhore në vend. “Investimi në infrastrukturë të përmirësuar dhe të qëndrueshme është një domosdoshmëri për arritjen e synimeve zhvillimore ekonomike.”- përfundon Bytyqi,.