Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Prokurorinë publike as lufta për drejtësi nuk ndalet, as jeta këtu nuk ndalet, porositi sot prokurorja Fatime Fetai pas mbledhjes së sotme për rastin “Monstra”.
“Kjo paraqet vetëm një korrnizë të re ligjdhënëse e cila na jep mundësi të gjithë prokurorëve së bashku në mënyrë të re të ballafaqohemi dhe të luftojmë kundër krimit. Si dhe në ndonjë mënyrë atë do ta shfrytëzojmë në varësi të të gjithë prokurorëve”, theksoi Fetai.
Prokuroria Speciale Publike prej sot edhe zyrtarisht asgjësohet, përkatësisht me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Prokurorinë Publike./MIA
