Gjermania ka arritur të barazojë ndeshjen ndaj Portugalisë me meritë duke qenë se po dominon dhe mban topin, teksa ekipi i Ronaldos pret për kundërsulme.
Këtë herë, Gosens – të cilit iu anulua gol – ka dhënë një super asist për Havertz, por Dias ishte ai që devijoi te porta e tij.
Një aksion i bukur nga ekipi i Low, që nuk u ndal me kaq, por brenda pak minutash realizoi edhe golin e dytë, sërish autogol, tani nga Guerrero.
