“Fashistët e mallkuar” u bënë “Dushmanët e mallkuar” gjatë manifestimit qendror me rastin e festës 11 Tetor. Ndryshimi i vargjeve shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa i pari reagoi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili qëndroi i ulur pranë kryeministrit Kovaçevski dhe zv/kryeministrit Artan Grubi.
“Le të kuptojnë, fashistët e mallkuar, se flamuri maqedonas nuk do të zhduket. Kështu ne e kemi mësuar këtë këngë”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Dimitrievski gishtin e drejtoi kah Qeveria.
“Shumë shpesh po na ndodh zëvendësim të vargjeve, të këngëve të këtilla shumë të rëndësishme, ndonjëherë ndodh edhe me himnin e shtetit, dhe kjo është e palejueshme. Sidomos në periudhën e fundit, në mënyrë intensive ne po ballafaqohemi me përpjekje për ndryshimin e historisë maqedonase e cila është autentike dhe i përket popullit maqedonas dhe është pjesë përbërëse e historisë botërore. Të paktën për Luftën e dytë botërore absolutisht puna është e qartë, Maqedonia, populli maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë dhe bashkësitë e tjera etnike në mënyrë të konsiderueshme ishin pjesë përbërëse e asaj koalicioni anti fashist”, pohoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Nga Qeveria demantojnë se ka censurë ose ndonjë ndryshim tjetër me prapavijë politike. Deri te mediat e dërguan partiturën që është përdorur për ngjarjen e djeshme.
“Në ngjarjen u përdor aranzhim autentik harmonizimin e të cilit e bëri Dragan Shuplevski, e konfirmuan nga Opera dhe baleti kombëtar dhe Lidhja e kompozitorëve. Harmonizimi i aranzhimit sipas informacioneve tona është bërë në fund të viteve të -70-ta dhe fillim të viteve të -80-ta”, thonë nga Qeveria.
Këtë vit gjatë festimit të Ilindenit, kishte tentim për ndryshimin e vargjeve të këngëve maqedonase revolucionare. Në Krushevë nga kënga “Në luftë, në luftë” u hoq vargu i dytë pas refrenit të parë ku përmendet emri i Goce Dellçevit dhe nga kënga “Derdhet gjaku i fashistëve”, që paraqet bashkim i luftës së ilindenasve nga viti 1903 dhe partizanëve nga Lufta kombëtare çlirimtare. Dihet se Bullgaria gjatë negociatave kërkon ndryshime të historisë dhe librave mësimore, për shkak se mendojnë se është ofendim kur përmenden në kontekst fashist, kështu që mbetet e paqartë nëse ndryshimet e vargjeve të këngëve të këtilla është me kërkesë të tyre, ose pala maqedonase me vetë iniciativë i bën këto ndryshime.
